20 Mars 2023

Në veri të vendit sulmohet një automjet zyrtar i Policisë së Kosovës

Prishtinë, 27 janar - Policia e Republikës së Kosovës ka njoftuar se sot nga persona të dyshuar është shtënë me armë zjarri në drejtim të patrullës policore e cila ka qenë me detyrë zyrtare lokacionin Banjskë – Izvor të komunës së Zveqanit.

Fatmirësisht nuk raportohet për zyrtar policor të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në veturën zyrtare të Policisë së Kosovës, përkatësisht në dritaren/xhamin e automjetit zyrtar nga ana e majtë e vozitësit, i cili dyshohet të ketë qenë edhe cak i sulmit me armë zjarri.

Lidhur me rastin janë ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore, përfshirë edhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes, nga ku është konstatuar se vetura është goditur me një predhë të armës së zjarrit.

Njësitet relevante policore kanë vazhduar me hetime intensive, duke arritur të identifikojnë një veturë të dyshuar të braktisur (xhip-opel), në një rrugë malore në distance prej rreth 250 metra largësi, e cila dyshohet se mund të jetë e përfshirë në rast.

Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vërejtur edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të panjohur.

Automjeti i dyshuar i cili ka poseduar targa të dyshuara, të cilat dyshohet se nuk i përkasin të njëjtit automjet, është konfiskuar nga Policia e Kosovës për të vazhduar me procedurat e mëtejme hetimore dhe të ekzaminimit.

Në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, vrasje në tentativë dhe sulm ndaj personit zyrtar.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të sigurisë dhe rendit kushtetues të RKS-së.


Kalendari

Ngjarjet e datës 21 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” me përkrahjen e OSBE, KOMF, Terre Des Hommes, SOS Fshatrat e Femijeve, Save the Children, OFAP, UNICEF organizojnë konferencën e dyte nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Melita & Partners mbështet nga USAID Kosovo Compete Activity, SCAAK dhe BERZH organizon konferencën e Kontabilitetit Digjital. (Klan Arena, ora 9:30)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi FAO do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën "Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm". (Parku i Gërmisë në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryesuesi i Bordit të KOSSTI-it, Jeton Mehmeti dhe kryeshefi ekzekutiv, Evatar Zeqiri raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës 'Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës'. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Më rastin e 25 vjetorit të "Epopesë së Dukagjinit" organizon Panairin i Librit me moto 'Libri me Pararojë e Kombit'. (Oborri i Komunës së Deçanit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesën e Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Franfonisë përurohet Qendra Frankofone e Punësimit. (Departamenti i Gjuhës Frënge në Universitetin e Prishtinës, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit promovon librin 'Komiteti i Deçanit' e autorit Hasan Ukëhaxhaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në ngjarjen “Kosova Connected”  e cila ka të bejë me shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë. (Shkolla “Rilindja” në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komuna e Deçanit promovon librin 'Fajtori' e autorit Besnik Mustafaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 14:00)

- Panel letrar rreth përkthimit të fundit të veprës Edith Durham nga Jacqueline Dérens, parathënie nga Jean-Arnault Dérens dhe librit 'Përndjekja është profesioni im' nga Eric Emeraux, oficer i lartë dhe ekspert në Tribunalin e Hagës. (Libraria Dukagjini, ora 15:00)

- Nën përkujdesjen e Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së - Dega në Drenas përuron librin “Bekimi, luftëtari i bekuar” i autorit Afrim Hysenaj. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 17:00)

- Ambasada e Francës organizon hapjen e Javës së Frankofonisë nga ambasadori Olivier Guerot. (Amfiteatri i Bibliotekës Qëndrore Universitare, ora 18:00)

- Java e Frankofonisë do të vazhdojë me spektaklin nga Belgjika 'Fritland' që është një spektakël prekës i një poeti, fëmijë i një emigranti shqiptar në Belgjikë rreth Fritlandit, dyqanit të famshëm belg të patateve të skuqura. (Termokiss, ora 20:30)