20 Mars 2023

Në 24 orët e fundit ngriten 91 aktakuza kundër 101 personave

Prishtinë, 25 janar - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur nëntëdhjetenjë (91) aktakuza kundër njëqindenjë (101) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar trembëdhjetë (13) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri (3) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave, si dhe një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj trembëdhjetë (13) personave, një (1) kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj dy (2) personave, si dhe, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetë (30) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar, si dhe, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar me urdhër të prokurorit për 48 orë, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit për 48 orë ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur njëzetetri (23) aktakuza kundër njëzetepesë (25) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, e urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve për kryerjen veprës  penale, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.


‪

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” me përkrahjen e OSBE, KOMF, Terre Des Hommes, SOS Fshatrat e Femijeve, Save the Children, OFAP, UNICEF organizojnë konferencën e dyte nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Melita & Partners mbështet nga USAID Kosovo Compete Activity, SCAAK dhe BERZH organizon konferencën e Kontabilitetit Digjital. (Klan Arena, ora 9:30)

- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi FAO do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Pyjeve me temën "Pyje të shëndetshme për njerëz të shëndetshëm". (Parku i Gërmisë në Prishtinë, ora 11:00)

- Kryesuesi i Bordit të KOSSTI-it, Jeton Mehmeti dhe kryeshefi ekzekutiv, Evatar Zeqiri raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me shqyrtimin e raportit të auditimit të performancës 'Projektet kapitale të operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës'. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Më rastin e 25 vjetorit të "Epopesë së Dukagjinit" organizon Panairin i Librit me moto 'Libri me Pararojë e Kombit'. (Oborri i Komunës së Deçanit, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton kërkesën e Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Franfonisë përurohet Qendra Frankofone e Punësimit. (Departamenti i Gjuhës Frënge në Universitetin e Prishtinës, ora 11:00)

- Komuna e Deçanit promovon librin 'Komiteti i Deçanit' e autorit Hasan Ukëhaxhaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, marrin pjesë në ngjarjen “Kosova Connected”  e cila ka të bejë me shtrirjen e infrastrukturës telekomunikuese brezgjerë në Kosovë. (Shkolla “Rilindja” në fshatin Herticë të Komunës së Podujevës, ora 12:00)

- Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Komuna e Deçanit promovon librin 'Fajtori' e autorit Besnik Mustafaj. (Salla e Kuvendit Komunal në Deçan, ora 14:00)

- Panel letrar rreth përkthimit të fundit të veprës Edith Durham nga Jacqueline Dérens, parathënie nga Jean-Arnault Dérens dhe librit 'Përndjekja është profesioni im' nga Eric Emeraux, oficer i lartë dhe ekspert në Tribunalin e Hagës. (Libraria Dukagjini, ora 15:00)

- Nën përkujdesjen e Shoqatave të Dala nga Lufta e UÇK-së - Dega në Drenas përuron librin “Bekimi, luftëtari i bekuar” i autorit Afrim Hysenaj. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 17:00)

- Ambasada e Francës organizon hapjen e Javës së Frankofonisë nga ambasadori Olivier Guerot. (Amfiteatri i Bibliotekës Qëndrore Universitare, ora 18:00)

- Java e Frankofonisë do të vazhdojë me spektaklin nga Belgjika 'Fritland' që është një spektakël prekës i një poeti, fëmijë i një emigranti shqiptar në Belgjikë rreth Fritlandit, dyqanit të famshëm belg të patateve të skuqura. (Termokiss, ora 20:30)