27 Mars 2023

Ndalohen 2 persona, ju sekuestrohen 2 kg drogë, 14 mijë euro dhe një veturë

Pejë, 9 shtator - Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimit, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria njofton se mbrëmë si rezultat i veprimeve hetimore, janë bastisur disa lokacione, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar rreth tre (3) kilogram narkotikë të llojit marihuanë, janë sekuestruar rreth katërmbëdhjetë (14) mijë euro para kesh, një veturë e tipit “Audi Q5”, një armë zjarri dhe telefonat e të pandehurve.

Prokuroria Themelore e Pejës, brenda afatit ligjor do të parashtrojë kërkesë në gjykatën kompetente për shqiptimin e masës për sigurimin e prezencës të pandehurve në procedurë penale.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj jave, në tre raste të ndryshme kjo prokurori në koordinim me Policinë e Kosovës ka ndaluar shtatë (7) persona për shitjen, shpërndarjen dhe kultivimin e narkotikëve.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)