27 Mars 2023

Ministri Mehaj takon komandantin e Gardës Kombëtare të Iowa-s

Prishtinë, 18 gusht - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka pritur në takim komandantin e Gardës Kombëtare të IOWA-s, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjeneral major Ben Corell.

Në takim u diskutua rreth situatës së sigurisë, lidhur me zhvillimet brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe me punën që është duke u bërë për të arritur përmbushjen e objektivave  strategjike, të cilat janë në funksion të plotë të zhvillimit dhe forcimit të ushtrisë sonë.

Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i kultivuar me Gardën Kombëtare të IOWA-s, është ndërtuar falë angazhimit, përkushtimit dhe besimit të dyanshëm.

Ky bashkëpunim është vlerësuar lartë edhe nga Gjeneral Corell, i cili shprehu bindjen se të ky bashkëpunim do të thellohet edhe më tutje.

Në fund të këtij takimi, Ministri Mehaj falënderoi  Gjeneral Correll për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga Garda Kombëtare e IOWA-s për më shumë së një dekadë.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)