26 Mars 2023

Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic viziton Kosovën

Prishtinë, 9 shtator - Sot në Ministrinë e Mbrojtjes vjen në vizitë zyrtare Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Rasko Konjevic, me delegacionin e tij të lartë.

Me këtë rast, ai do të pritet me ceremoni ushtarake nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe delegacioni i tij, ku më pas do të ketë takime tête-à-tête dhe në nivel të delegacioneve.

Në fund, pas nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit, të dy ministrat  do të adresohen me deklaratë për media.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)