31 Mars 2023

Mbahet takimi i 213-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës

Prishtinë, 14 prill – Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Jetish Maloku, mbajti takimin e 213-të, në të cilin janë miratuar një sërë pikash, të parapara me rendin e sotëm të ditës.

Në fillim të takimit, KPK-ja miratoi disa raporte, siç janë: Raporti i Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimit Ekonomik për periudhën tetor-dhjetor 2021, pastaj Raportin vjetor të Komisionit mbikëqyrës për zbatimin e Planit Strategjik dhe Planit të veprimit për luftimin e korrupsionit dhe krimeve ekonomike për vitin 2021 dhe Raportin e Komisionit për rekrutimin e prokurorëve të rinj të shtetit, së bashku me propozimin e Komisionit për caktimin e këtyre prokurorëve përkatës.

Gjithashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës miratoi kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt për transferimin e përhershëm të një prokurori nga Departamenti për të Mitur në Departamentin për Krime të Rënda dhe raportet e paneleve hetimore, njërin ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Prizrenit dhe tjetrin ndaj një prokurori të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Në fund të këtij takimi, u aprovuan edhe tri marrëveshje vullnetare për shkeljet e supozuara disiplinore, për të cilat do të bëhen publike vendimet përkatëse siç parashihet me ligj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)