Itali, arrestohen katër shqiptarë me 30 kg heroinë
![Itali, arrestohen katër shqiptarë me 30 kg heroinë](http://www.ekonomia.info/repository/images/main/Policia_Italiane.jpeg)
Bolonjë, 7 korrik - Policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e katër shqiptarëve në qytetin e Bolonjës, dhe sekuestrimin e 30 kilogramë heroine që vinte nga Turqia.
Lënda narkotike ishte e futur nëpër bidona plastikë, dhe kishte si destinacion veriun e Italisë. Vlera e heroinës së sekuestruar arrin deri në 2 milionë euro.
Deri më tani nuk jepen identitetet e shqiptarëve, dhe nëse ata kanë bashkëpunëtorë të tjerë apo jo.