28 Mars 2024

Gjilan, aksident trafiku me fatalitet

Prishtinë, 8 korrik - Policia e Kosovës ka bere te ditur se sot rreth orës 02:00 në rrugën Gjilan – Prishtinë afër udhëkryqit me rrugën Qarkore ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

Dyshohet se deri te aksidenti të ketë ardhur atëherë kur drejtuesi i Automjetit Fiat Focus me targa vendore, L. M. shtetas Kosovar 26 vjeçar ishte duke lëvizur nga fshati Pasjak në drejtim të Gjilanit, pasi kalon udhëkryqin me rrugën qarkore nga mos përshtatja e shpejtësisë dhe dyshohet se ishte edhe nën ndikim të alkoolit.

Si pasojë e kësaj vozitjeje të pa kontrolluar e godet me pjesën e përparme të automjetit këmbësorin F. D. shtetas Kosovar 29 vjeçar i cili ishte duke lëvizur në krahun e djathtë të rrugës  në të njëjtin drejtim ku nga goditja e marrë nga vetura ka vdekur në vend të ngjarjes.

I dyshimti me veturën e tij sipas policise nuk ndalet dhe vazhdon edhe më tutje lëvizjen në drejtim të qytetit por pas disa metrash përsëri humb kontrollin mbi automjetin dhe përplaset në një lokal i cili ishte po ashtu në anën e djathtë të lëvizjes.

Në këtë rast po ashtu lëndime trupore marrin edhe drejtuesi i automjetit si dhe pasagjeri të cilët janë ndalur në repartin e Kirurgjisë në Gjilan.

Në lidhje me rastin njoftohet Prokurori i cili del në vend të ngjarjes dhe me urdhër të tij trupi i pa jetë dërgohet për Obduksion në Institutin Mjeko Ligjorë në Prishtinë, po ashtu me urdhër të prokurorit drejtuesit të automjetit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë. Rasti është duke u hetuar nga njësitet e trafikut rajonal të Gjilanit.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)