30 Shtator 2023

Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në ceremoninë e shënimit të 30 vjetorit SPP

Washington, 19 korrik - Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të Gjeneral Daniel R. Hokanson, Shef i Byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, po merr pjesë ne konferencën e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të Programit të Partneritetit Shtetëror (State Partnership Program-SPP) të Gardave Kombëtare, në Washington DC.

Programi i Partneritetit Shtetëror të Gardës Kombëtare (SPP) është një program i Departamentit Amerikan të Mbrojtjes i menaxhuar nga Byroja e Gardave  Kombëtare që lidhë Shtetet e Bashkuara me vendet partnere në të gjithë botën.

Ky program ka për qëllim mbështetjen e objektivave të bashkëpunimit të sigurisë të komandave luftarake gjeografike me shtetet përkatëse nëpër botë.

Aktualisht programi ka rreth 100 shtete partnere nga e gjithë bota, dhe Kosova ndër to, numëron një histori te veçante të suksesit te partneritetit me Gardën Kombëtare te Iowas.

Gjeneral Jashari, bashkë me Gjeneral Majorin Stephen Osborn, Komandant i Gardës Kombëtare të Iowas dhe delegacionin nga Kosova, po marrin pjesë në ngjarjet në kuadër të konferencës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)