22 Mars 2023

EULEX i bën ftesë Azem Syles për tu paraqitur në prokurori

Prishtinë, 28 korrik - Pas përfundimit të bastisjes të shtëpisë së ish komandantit të UÇK-së, Azem Syla, i është dorëzuar ftesa për të u paraqitur në Prokurorinë Speciale.

"I dyshuari duhet të paraqitet një javë nga data e dorëzimit të ftesës", thuhet në njoftimin e EULEX-it.

Ndryshe nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së), Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish komandanti të UÇK-së Azem Syla.

Kjo bastisje sipas njoftimit te EULEX-it është e lidhur me hetimet në rastin Bllaca.

Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje.

Në anën tjetër Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së reagon kundër bastisjes nga ana e EULEX-it të shtëpisë së komandantit të UÇK-së Azem Syla.

"Të indinjuar e të pakënaqur me këto veprime të padrejta, ne konsiderojmë se këto janë shkelje të dinjitetit të të gjithë luftëtarëve të UÇK-së", thuhet në reagimin e veteranëve të Luftës së UÇK-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)