26 Mars 2023

Bastiset shtëpia e ish komandantit të UÇK-së, Azem Syla

Prishtinë, 28 korrik - Nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK-së), Policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e ish komandanti të UÇK-së Azem Syla.

Kjo bastisje sipas njoftimit te EULEX-it është e lidhur me hetimet në rastin Bllaca.

Bastisja është autorizuar nga gjykatësi i procedurës paraprake i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë.

Një prokuror special i EULEX-it është i pranishëm në vendin e ngjarjes për të siguruar mbledhjen e efektshme të materialit dëshmues dhe të japë shpjegime të plota për personat e pranishëm në vendngjarje.  


Pas përfundimit të bastisjes të shtëpisë së ish komandantit të UÇK-së, është dorëzuar ftesa për të u paraqitur në Prokurorinë Speciale. I dyshuari duhet të paraqitet një javë nga data e dorëzimit të ftesës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)