29 Mars 2023

Arrestohet një i dyshuar për ‘trafikim me emigrantë’

Prishtinë, 2 qershor - Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, më 01.06.2022 rreth orës 22:00, është ndaluar për kontrollim nga zyrtarët policorë të Njësisë së Trafikut Regjional të Prishtinës një autobus.  Autobusi me targa vendore dhe me drejtues S.U., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), kishte në bord 57 shtetas të huaj (48 nga Siria, 5 nga Egjipti, 2 nga Iraku, 1 nga Palestina dhe 1 nga Bangladeshi).

Dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit. Rasti, emigrantët janë trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure.   

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me të ndaj drejtuesit të autobusit është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 mars 2023

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e konsumatorit. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton rreth çështjeve vijuese nga fushëveprimi i Komisionit. (Kuvendi, salla N302, ora 10:00)

- Qendra e Kosovës për Eksport organizon ngjarjen “Rritja e eksportit përmes platformës KoEx”. (Hotel Sirius, ora  10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive. (Kuvendi, salla N10, ora 11:00)

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Prokurorin e Shtetit si dhe ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Kuvendi, salla N303, ora 11:00)

- Promovohet romani “Duke ndjekur fluturat” i autores Hana Hoxha, i cili ka si fabulë edukimin e nxënësve/fëmijëve për rolin e policisë në sigurinë e tyre. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Bëhet inaugurimi i punëtorisë së Floktarisë në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, e cila do të shërbejë për zbatimin e mësimit dual ku merr pjesë edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Shtjefën Gjeçovi në Prishtinë, ora 13:00)