28 Prill 2024

"Vrapopërzemra" mbledh 1,300 euro brenda javës

Prishtinë, 10 maj - Kampanja "Vrapopërzemra", si aktivitet i fondacionit "Aksioni për Nëna dhe Fëmijë" ka mbledhur 1,300€ nga 100 anëtarët që janë regjistruar në Ekipin amchealth.org. Ky ekip do të merr pjesë në aktivitetet e organizuara të Gjysmë-maratonës së Prishtinës, me 10 Maj.

\"Sukses shumë i madh që brenda javës të mbledhim këto fonde dhe të krijojmë këtë ekip garues\" - tha Mrika Aliu, drejtoreshë ekzekutive ne \"Aksionin per Nena dhe Femije.

\"Si projekt të organizuar për herë të parë, mund të them se jam mjaft e kenaqur me rezultatet dhe me mënyrën se si është implementuar. Me këtë rast, shprehi falënderime për të gjithë kontribuesit apo anëtarët e ekipit amchealth.org, si dhe partnerët tanë që e filluan dhe udhëheqen kampanjën #vrapopërzemra - Bllok.org, Trembelat dhe InterSport Kosova\" - shton Mrika Aliu.

Ky aktivitet do të përsëritet edhe në vitet tjera dhe fondacioni \"Aksioni për Nëna dhe Fëmijë\" premton se do të ketë edhe aktivitete tjera atraktive për mbledhjen e fondeve. Të gjitha fondet do të përdoren për të përmirësuar shëndetin e nënës dhe fëmijës në Kosovë.

Kampanja #vrapopërzemra është iniciativë e Bllok.org, trembelat dhe mbështetur nga INTERSPORT Kosova, dhe është aktivitet për fondacionin \"Aksioni për Nëna dhe Fëmijë\".

\"Aksioni për Nëna dhe Fëmijë\" është fondacion humanitar me qëllimin kryesor të shpëtojë jetën e nënës dhe fëmijës në Kosovë, që ka përqindjen më të lartë të mortalitetit në Ballkan. Është zgjeruar në Aksionin për Nëna dhe Fëmijë që nga maji i 2013-tës, derisa bërthama e krijimit të këtij fondacioni joprofitabil buron nga programet e shëndetit riprodhues të financuara nga USAID, e që u implementuan nga Doctors of the World, AIHA, AmeriCares, Dartmouth Medical School dhe shumë kolegë në Kosovë.

“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” zhvillon programe shëndetësore në Klinikat e gjinekologjisë (që kujdesen për nënat), neonatologjisë (që kujdesen për foshnjat e lindura parkohës) dhe pediatrisë (që kujdesen për fëmijët që vuajnë leukemia, anomalitë e zemrës, astma e sëmundje të tjera). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)