26 Mars 2023

Sllovakia mbyllë të gjitha restorantet dhe bizneset për frenimin e COVID-19

Bratislavë, 26 nëntor - Një bllokim mbarëkombëtar hyri sot në fuqi në Sllovaki, ndërsa vendi lufton me shkallën e lartë të infeksionit me COVID-19.

Koalicioni qeverisës katërpalësh në Bratislavë vendosi të mërkurën të mbyllë të gjitha restorantet dhe bizneset që nuk konsiderohen thelbësore.

Fillimisht, ato do të qëndrojnë të mbyllur për dy javë. Përveç kësaj, qeveria ka miratuar një gjendje të jashtëzakonshme, e cila do të qëndrojë në fuqi për 90 ditë. Kjo u lejon autoriteteve të kufizojnë lëvizjet e popullsisë.

Një shtetrrethim, gjatë ditës dhe mbrëmjes, do të përfshijë edhe të vaksinuarit plotësisht. Njerëzit ende mund të shkojnë në punë, megjithëse nga e hëna të pavaksinuarit do të duhet të testohen përpara se ta bëjnë këtë.

Për momentin, shkollat ??do të mbeten të hapura në vendin e Evropës Lindore, por nxënësit duhet t’i nënshtrohen testimeve të rregullta. Gjendja e jashtëzakonshme, gjithashtu, lejon autoritetet të rekrutojnë punonjës të kujdesit shëndetësor pa marrë parasysh ligjet e punës.

Kjo do të thotë se mjekët do të jenë përgjegjës për ndjekje penale, nëse refuzojnë të punojnë jashtë orarit në spitalet e mbingarkuara ose refuzojnë të transferohen nga një spital në tjetrin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)