26 Mars 2023

SHBA miraton dozën e tretë të Pfizer

Washington, 23 shtator - Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë miratuar dozën përforcuese të vaksinës Pfizer për personat mbi 65-vjeç dhe për ata që dozën e fundit të vaksinës e kanë marrë para 6 muajsh.

Administrata e Ilaçeve dhe Ushqimit(FDA) gjithashtu autorizoi që të rriturit në rrezik të lartë nga sëmundja dhe personat që punojnë në vijën e parë kundër virusit Covid-19 të marrin një dozë përforcuese.

Kjo do të thotë që dhjetëra milionë amerikanë tashmë janë të përshtatshëm për dozën e tretë.

Gjithsesi doza e tretë e vaksinës kërkon aprovim nga Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve(CDS) në SHBA.

Sipas medieve amerikane, panele të pavarura nga CDS janë duke mbajtur takime të mërkurën dhe të enjten dhe pritet të miratojnë këtë lëvizje shumë shpejt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)