26 Mars 2023

Omicron dyfishon infeksionet për tri ditë

Gjenevë, 18 dhjetor - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftur se Omicron është raportuar në 89 vende dhe numri i rasteve dyfishohet deri në tri ditë në zonat e transmetuara nga komuniteti.

Varianti i ri i Covid po përhapet me shpejtësi në vendet me nivele të larta të imunitetit të popullsisë, por është e paqartë nëse kjo është për shkak të aftësisë së virusit për të shmangur imunitetin, transmetueshmërisë së tij të shtuar, apo një kombinimi të të dyjave””, tha OBSH sipas “Guardian”.

“Duhen më shumë të dhëna për të kuptuar profilin e ashpërsisë së Omicron edhe nëse vaksinat aktuale janë efektive”, shton ajo.

“Ka ende të dhëna të kufizuara për ashpërsinë klinike të Omicron”, shtoi OBSH në përditësimin më të fundit mbi variantin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)