02 Maj 2024

Një bakter i maces mund të shkaktojë sëmundje mendore

Londër, 19 qershor - Kush mban një mace mund të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut për t’u përballur me sëmundje mendore.

Ai që e zbulon është një studim i “Stanley Medical Research Institute” të Merilendit në SHBA, i cili ka zbuluar lidhjen mes skizofrenisë dhe një paraziti të mbartur te kafsha. Rezultatet e kërkimit, janë publikuar në revistën “Schizophrenia Research”.

Duke u nisur nga dy studime të viteve ’90, ku kishte dalë prania e një maceje si faktor rreziku për skizofreninë në gjysmën e rasteve, studiuesit, kanë analizuar 2.125 familje që nga viti 1982, të grumbulluara nga “National Institute of Mental Illness” (agjenci amerikane që merret mbi kërkimin e shëndetit mendor) .

Sipas të dhënave, 50.6% e personave që kishin të zhvilluar skizofreninë, kishin pasur një mace gjatë fëmijërisë. Studiuesi Edwin Fuller Torrey, bashkautor i studimit, ka shpjeguar që paraziti i toksoplazmës “hyn në tru dhe formon ciste mikroskopike”.

Zhvillimi i patologjisë, avancon në moshë pak më të madhe, në adoleshencë, ndoshta duke goditur neuro-transmetuesit.

Objektivi i ardhshëm i studiuesve, është ai që të zbulojnë mekanizmat përmes të cilave zhvillohet kjo sëmundje.

Një tjetër kërkim, ka treguar se bakteri është i aftë të futet në sistemin nervor qendror, duke përdorur si “Kalë të Trojës” qelizat e bardha të gjakut të pranishme në sistemin imunitar.

Toksoplazma mund të jetojë në disa specie, por arrin të plotësojë ciklin e saj të plotë të jetës vetëm te macet, kur kafshët e nxjerrin përmes feçes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)