22 Mars 2023

Kurti kërkon të intensifikohet fushata e vetëdijesimit për variantin e ri Omicron

Prishtinë, 17 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në takimin e radhës së Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19.

​Në këtë takim u theksua rëndësia e fuqizimit të zbatimit të masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Në këtë drejtim Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe komunave, për zbatimin rigoroz të masave në fuqi.

Paralelisht me fuqizimin e zbatimit të masave, Kryeministri i ka kërkuar Ministrit të Shëndetësisë, Prof. Dr. Rifat Latifi që të intensifikohet fushata e vetëdijesimit për variantin e ri Omicron, i cili po përhapet me shpejtësi, për të inkurajuar qytetarët të vaksinohen me dy dozat, ose të marrin dozën përforcuese të vaksinës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)