28 Prill 2024

Thaçi: Nuk do të mbahen zgjedhjet e Serbisë në Kosovë

Prishtinë, 18 prill - Nën drejtimin e kryeministrit Hashim Thaçi është mbajtur sot mbledhja e 70-të e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në hapje të mbledhjes kryeministri Thaçi para kabinetit qeveritar ka thënë se nuk do të ndodh pretendimi i Serbisë për të mbajtur  zgjedhje në Kosovë.

“Qëndrimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës  ka qenë është dhe do të mbetet shumë i qartë, Serbia me pretendimin e vet për të organizuar zgjedhje në Kosovë, nuk do t’ia arrij qëllimit”, pohoi Thaçi.

Ai shtoi me tutje se Qeveria e Republikës së Kosovës do  të përdorë gjithë mekanizmin e vet kushtetues dhe ligjor që diçka e tillë të mos ndodh.

Ky pretendim i Serbisë sipas tij është në kundërshtim të plotë me Rezolutën 1244, me opinionin e GJND-së, Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe e vlerësojmë si pretendim agresioni.

“Kur flas se nuk do të mund të organizoj Serbia zgjedhje në Kosovë , flas edhe për zgjedhje lokale, edhe për zgjedhje të përgjithshme edhe presidenciale. Në të njëjtën kohë, Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përgjegjshme që të respektoj modelin evropian, atë të dyshtetësisë, dhe të respektoj plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe dokumentin e presidentit Ahtisari."

"Pra, do të respektoj të gjitha dokumentet që i ka aprovuar Kuvendi i Republikës së Kosovës. E drejta e dyshtetësisë nuk vlen vetëm për një komunitet dhe për një komunitet tjetër jo. Vlen për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim etnie”, theksoi kryeministri Hashim Thaçi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)