28 Prill 2024

Tahiri: Qeveria është e përkushtuar në përmbylljen e pavarësisë

Prishtinë, 18 prill - Zëvendëskryeministrja për Politikë të Jashtme dhe Siguri Nacionale znj. Edita Tahiri ka mbajtur ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kroacisë me temën “Kosova, shtetndërtimi demokratik dhe perspektiva evropiane”.

Në këtë ligjëratë, Zëvendëskryeministrja Tahiri foli për marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Kroacisë, ajo tha se të dy vendet tona ndajnë një histori të përbashkët nga periudha e luftës për vetëvendosje por ndajnë poashtu vizionin e përbashkët për integrime euroatlantike dhe prosperitet të rajonit.

Ajo më pas tha se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në përmbylljen e pavarësisë së mbikëqyrur këtë vit e gjithashtu shtrirjen e plotë të sovranitetit në tërë territorin e vendit dhe se sundimi i ligjit dhe luftimi i dukurive negative janë prioritet kryesore.

Një nga prioritetet strategjike të Qeverisë së Kosovës është edhe zhvillimi ekonomik, ku Kosova është përcaktuar për ekonominë e tregut, krijimin e një ambienti të përshtatshëm dhe të sigurt për investime tha znj. Tahiri.

Ajo më pas tregoi sukseset në ngritjen e pagave të sektorit publik, rritjen ekonomike më një përqindje më të lartë se të rajonit, më pas tregoi për investimet në infrastrukturë dhe fokusimet për zhvillim në sektorët e energjisë, minierave, turizmit dhe bujqësisë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se në planin e jashtëm, Republika e Kosovës është duke u angazhuar për shtimin e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në strukturat euroatlantike. Kurse në rrugën drejtë BE-së, Kosova ka shënuar një progres të rëndësishëm ku ka filluar procesin e nënshkrimit të marrëveshjes për Stabilizim Asocim përmes studimit të fizibilitetit dhe se këtë vit presim pranimin e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.

Lidhur me plotësimin e kushteve për anëtarësim në NATO, znj. Tahiri tha se çdo ditë e më shumë po plotësohen standardet e kërkuara nga NATO-ka dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës është një Forcë e re dhe shumë profesionale e cila po ndërtohet suksesshëm me mbështetjen e partnerëve të Kosovës dhe vet NATO-së.

Gjatë këtij vitit pritet edhe arritja e plotë e kapaciteteve vepruese konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës që e rregullojnë këtë sferë dhe se presim që kjo forcë në një të ardhme të shndërrohet në ushtri të re të Kosovës e cila është e gatshme të marrë përgjegjësit e saja për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit si në rajon por edhe më gjerë.

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është e përkushtuar që të normalizojë jetën e qytetarëve në pjesën veriore të Kosovës duke demokratizuar atë pjesë, shtrirë sundimin e ligjit dhe shpërbërë strukturat paralele me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë.

\"Ne jemi të gatshëm që tu qasemi sa më shumë qytetarëve serb në veri duke zbatuar planin e Ahtisarit që është pjesë e Kushtetutës së Kosovës dhe e cila garanton të drejta për minoritetet përtej çdo standardi ndërkombëtar.\"

Kosova siç ka thënë Tahiri poashtu u njehë të drejtën e dyshtetësisë qytetarëve dhe se në asnjë rast nuk do të lejohet organizimi ilegal i zgjedhjeve serbe në pjesën veriore dhe për këtë Kosova ka kërkuar angazhimin e plotë të Bashkësisë Ndërkombëtare.

Poashtu gjatë qëndrimit në Kroaci, Zëvendëskryeministrja Tahiri i takoi edhe shoqatat e shqiptarëve në Kroaci. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)