28 Prill 2024

SHBA dhe Kosova do të forcojnë marrëdhëniet bilaterale

Prishtinë, 19 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, priti sot në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Dell ku kanë biseduar për mundësitë e lidhjes së disa marrëveshjeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, përmes të cilave do të konkretizohet forcimi i bashkëpunimit në shumë fusha ndërmjet dy shteteve

Ministri Hoxhaj ka falënderuar ambasadorin Dell për përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve për Kosovën në të gjitha fushat, përkrahje e cila po vazhdon fuqishëm në këtë fazë të zhvillimeve për Kosovën në aspektin e brendshëm dhe në drejtim të forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Dell diskutuan për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

Hoxhaj dhe Dell u pajtuan për vullnetin e dyanshëm për forcimin e mëtutjeshëm të këtyre marrëdhënieve, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik.

Në takim u diskutua edhe për organizmin e tre konferencave ekonomike nga Kosova në Nju-Jork, Kolorado dhe Kaliforni.

Hoxhaj ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme gjatë këtij muaji do të fokusohet në promovimin e Strategjisë për Diplomaci Ekonomike që është hartuar në bashkëpunim me ekspertë të USAID-it dhe e cila pritet të ketë rezultate të rëndësishme në promovimin e resurseve ekonomike të Kosovës.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadori Dell kanë biseduar edhe për proceset integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, për progresin, sfidat dhe perspektivat integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO.

Hoxhaj dhe Dell po ashtu kanë biseduar për mundësitë e lidhjes së disa marrëveshjeve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, përmes të cilave do të konkretizohet forcimi i bashkëpunimit në shumë fusha ndërmjet dy shteteve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)