03 Maj 2024

Presidentja Jahjaga përfaqësues të mediave

Prishtinë, 25 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim një delegacion të Asociacionit të Gazetarëve Profesionistë të Kosovës (AGPK) dhe redaktorët e kryeredaktorët e mediave në Kosovë.

Përfaqësuesit e AGPK-së dhe të mediave në Kosovë shfaqën shqetësimet e tyre me Kodin Penal dhe i dorëzuan Presidentes Jahjaga propozimet e tyre me shkrim për procedim të mëtejmë të Kodit Penal, e që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes.

Përfaqësuesi e mediave në Kosovë kërkuan nga Presidentja Jahjaga që të kthejë në rishqyrtim Kodin Penal në Kuvendin e Kosovës, posaçërisht nenet 37 dhe 38 të Kodit. 

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në mirëseardhjen e saj për përfaqësuesit e mediave, theksoi se është e njoftuar me shqetësimet e tyre.

Presidentja Jahjaga tha se bashkëbisedimi me përfaqësuesit e mediave po bëhet me qëllim që të dëgjohen argumentet e tyre për shqetësimet që ngrejnë dhe që të gjenden zgjidhje të cilat do të ndihmojnë avancimin e praktikave demokratike në vend.

Presidentja Jahjaga tha se takimet me përfaqësuesit e mediave janë të nevojshme dhe të domosdoshme për të hapur tema të ndryshme dhe të lira e që kanë të bëjnë me “përparimin e vendit dhe të proceseve demokratike, lirinë e shprehjes si dhe të gjitha çështjet që konsiderohen me interes të përbashkët” 

Ndryshe, Kodi Penal, i votuar në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar, ende nuk ka arritur në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)