07 Maj 2024

Përfundoi takimi i forumeve rinore shqiptare

Prishtinë, 21 prill - Në organizim të Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike te Kosovës, me datë 21 prill 2012 në Prishtinë, u mbajt takimi i forumeve rinore të partive politike shqiptare nga të gjitha trevat etnike shqiptare. 

Në takimin e sotëm morrën pjesë 12 forume rinore, ku u biseduan dhe u listuan një numër i aktiviteteve që të rinjtë e partive poltike shqiptare do të organizojnë për të shënuar 100 - vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Në hapje të këtij takimi, kryetari i FR LDK-së. Mr. Xhafer Tahiri lexoi një deklaratë në emër të FR LDK -së si nikoqir i takimit, ku ndër të tjera thuhet:

“Në këtë përvjetor të rëndësishëm të rinjtë shqiptar, sot, kanë nevojë të kenë universitete e arsim cilësor të nivelit evropian. Do të jemi ne të rinjtë, që do të zgjedhim se si do të jetojmë të tashmen dhe të ardhmen tonë me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet  kombeve janë ndër  vlerat  më  të  larta  të njerëzimit. Shënimi i 100- vjetorit të shtetit shqiptar është shkas i këtij takimi, i cili do të vazhdoj përtej shënimit të kësaj date."

"Duke u takuar në mënyrë të rregullt, ne të rinjtë e partive politike pa dallim, do të thellojmë integrimet tona brenda shqiptare dhe integrimet evropiane të shqiptarëve. Sot, shumica e të rinjve shqiptar janë të lirë. Liria, është e arritura më e madhe e jona në këto 100 vite."

Pavarësia e Kosovës, padyshim paraqet arritjen e një qëllimi të lartë për të cilën u sakrifikuan breza të tërë në Kosovë, që sublimohen në figurat e ndritura të Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit. Sot, sfida jonë është të bashkëmoshatarët tanë në Luginë të Preshevës të vazhdojnë të qëndrojnë në tokat e tyre të lirë, dhe të ndihmojmë të rinjtë në Malin e Zi që të ruajnë dhe kultivojnë identitetin e tyre kombëtar”.

“Lidhja e Forumeve Rinore Mbarëshqiptare” është emri dhe ombrella me të cilën do të shënohen aktivitetet e forumeve rinore shqiptare për shnimin e 100 - vjetorit të pvarësis së Shqipërisë.

Të rinjtë e partive politike shqiptare nga të gjitha trojet etnike  u pritën nga Kryetari i LDK-së, Prof. Dr. Isa Mustafa.

Poashtu të rinjtë e forumeve rinore u priten nga Ministri i Kulturës.

Gjatë drekës të rinjtë kishin një bashkëbisedim me Historianin, e Autorin e Librit “Historia e Kosoves” Dr. Jusuf Buxhovi.

Të rinjtë e partive politike shqiptare nga të gjitha trojet etnike bënë vizitë dhe homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe u pritën nga Familja Rugova.

Takimi i të rinjve të partive politike shqiptare nga të gjitha trojet etnike përfundoi me vizitë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Prekaz te varri Komandanti Legjendar të UÇK-së Adem Jashari.

Takimi i radhës do të mbahet në Ulqin. Mali i Zi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)