06 Maj 2024

PDK: Do të ndërmerren hapat ligjor kundër shpifjeve dhe shpifësve

Prishtinë , 22 prill - Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj Organizatës ÇOHU, e cila ka akuzuar qeverinë se u ka dhënë tenderë në vlerë prej 100 milionë euro kompanive të afërta me të. PDK thotë se nuk është në shërbim as të demokracisë, as të luftës kundër korrupsionit, e as të dinjitetit, aventura e sotme politike e kësaj organizate, e cila nën petkun e shoqërisë civile, pa asnjë fakt dhe pa asnjë kriter profesional hulumtues, merr guximin të nxjerrë konstatime të rrejshme, të pabaza dhe skajshmërisht të njëanshme, si dhe të trillojë e të ndërtojë insinuata të vogla me shpifje të mëdha.

Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra për Informim e Partisë Demokratike të Kosovës, janë hedhur poshtë pretendimet, siç thuhet, e së ashtuquajturës Organizata për Demokraci, Antikorrupsion dhe Dinjitet ÇOHU, e cila sot ka shpifur se gjoja financuesit e PDK-së kanë përfituar mbi 100 milionë euro.

“Nuk është në shërbim as të demokracisë, as të luftës kundër korrupsionit e as të dinjitetit, aventura e sotme politike e kësaj organizate, e cila nën petkun e shoqërisë civile, pa asnjë fakt dhe pa asnjë kriter profesional hulumtues, merr guximin të nxjerrë konstatime të rrejshme, të pabaza dhe skajshmërisht të njëanshme, si dhe të trillojë e të ndërtojë insinuata të vogla me shpifje të mëdha.

Tendencat e këtilla kaq të ulta janë në shërbim të krijimit të një mjegulle, e cila helmon opinionin publik me trillime, të pavërteta dhe pasaktësi.

Partia Demokratike e Kosovës e inkurajon shoqërinë civile që t’i kontribuojë proceseve nëpër të cilat jemi duke kaluar si shtet dhe t’i kontribuojë luftimit të dukurive negative, por këtë duhet ta bëjmë duke u mbështetur në ligje dhe duke i adresuar informacionet që pretendojmë se i kemi tek organet kompetente dhe jo duke fabrikuar shpifje për të zhvatur fonde për vete.

Partia Demokratike e Kosovës do t’i ndërmarrë të gjitha hapat dhe veprimet e nevojshme ligjore kundër shpifjeve dhe shpifësve tek institucionet kompetente”, thuhet në komunikatën e e lëshuar nga Zyra për informim e PDK-së.  

Çohu: PDK-ja 100 milionn euro për ata që e ndihmuan në fushatë

Mbi 100 milionë euro janë shpërndare nga PDK-ja, për kompanitë të cilat ndihmuan këtë subjekt politik gjatë fushatave zgjedhore.

Kështu u tha në një konferencë për media të Organizatës Çohu, ku u prezantuan hulumtime mbi financat që kanë përfituar donatorët e partive në pushtet. Avni Zogiani, udhëheqës i organizatës Çohu, tha se korrupsioni në Kosovë, është shndërruar në një mjet për ta kontrolluar politikën.

“Ky është një përdorim masiv i sektorit publik, me qëllim të forcimit financiar të grupeve që qëndrojnë mbrapa partisë në pushtet. Kjo vetvetiu është një alarm për shoqërinë.

Fakti që ka ekzistuar mundësia që qeveria me i shpërnda mbi 100 milionë për biznese të veta, do të duhej të ishte alarm për gjithë shoqërinë, sidomos kur kemi parasysh që ne kemi misione ndërkombëtare, të cilat këto fenomene jo që nuk i tolerojnë, por në momentin kur del një lidhje e tillë e financave, kur del dyshimi, apo një tjetër, janë përdorë paratë publike për përkrahje politike, automatikisht duhet të jap dorëheqje cilido zyrtarë që lidhet me të”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)