06 Maj 2024

Nis punimet konferenca “Kosovo Calling”

Prishtinë, 19 prill - Organizuar nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur dhe Këshilli Britanik në Kosovë në kuadër të projektit “Kosovo Talks EU” në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Britanisë së Madhe në Prishtinë, sot nis punimet konferenca një-ditore “Kosovo Calling” një konferencë ndërkombëtare për marrëdhëniet e Kosovës me shtetet rajonale dhe të BE-së që hezitojnë ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Qëllimi i konferencës është të kuptohen më mirë pozicionet e këtyre shteteve ndaj Kosovës dhe të prezantohet libri – udhërrëfyes diplomatik për qëndrimin e këtyre shteteve.

Vitin e kaluar Këshilli Britanik në Kosovë dhe Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur kanë punuar individualisht me shtetet rajonale dhe te BE-së dhe kanë financuar punime strategjike te cilat shpjegojnë në detaje arsyet e mosnjohjes së Kosovës nga këto shtete.

 

Konferenca do të mbledhë në Prishtinë përfaqësues të këtyre shtatë shteteve: Qipros, Greqisë, Rumanisë, Sllovakisë, Spanjës, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës.

Konferenca do të jetë forum i diskutimeve të hapura dhe do të ndërtojë marrëdhëniet e mëtutjeshme të Kosovës me këto shtatë shtete. Po ashtu do të diskutohen edhe modelet e bashkëpunimit në nivel politik, kulturor dhe ekonomik.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)