03 Maj 2024

LDD: Ardhmëria europiane e shqiptarëve po rrezikohet seriozisht

Prishtinë, 23 prill - Kryesia e Lidhjes Demokratike të Dardanisë, nën kryesimin e kryetarit akademik Nexhat Dacit, ka mbajtur sot mbledhjen e saj të rregullt. Pas mbledhjes, kryesia e LDD-së ka lëshuar këtë komunikatë për media.

“Retorika zhurmuese me frekuencë të lartë helmuese e opozitës shqiptare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Luginë të Preshevës, si dhe qëndrimi jotelerues dhe modeli jostabilizues i qeverisjes në të gjitha këto shtete, seriozisht po rrezikon ardhmërinë europiane të shqiptarëve gjithandej kah jemi.

Prandaj LDD vlerëson se zgjedhjet e Serbisë me 6 Maj janë zë që thërret faktorin shqiptar, në sjellje dhe në veprim të pjekur, por të vendosur dhe demokratik në ruajtjen e ardhmërisë Euroatlantike të vendeve dhe trojeve shqiptare në Ballkan.

LDD thërret qeverisjen në Republikën e Kosovës që me të gjitha mjetet politike dhe kushtetuese të respektoj sovranitetin dhe integritetin territorial dhe në bashkërendim edhe me faktorin ndërkombëtar të mos lejoj organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, por të respketoj të drejtën ndërkombëtare të shtetasve të vet me shtetësi të dyfisht.

LDD e brengosur për rrjedhat politike, ekonomike dhe të sigurisë në Luginën e Preshevës, apelon tek lidershipi shqiptar në Luginë që zgjedhjet e Serbisë të 6 Majit janë me impakt të veçant për ardhmërinë e Luginës në komunat Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

Partitë shqiptarë në Luginë, si gjithmonë deri më tash, karrierën e vet politike duhet ta ndërtojnë mbi sukseset e statusit të përgjithshëm të qytetarëve në Luginë, e jo mbi interesat parciale e individuale apo grupore të klaneve të caktuara. Përçarjet, ndarjet dhe jotoleranca ndaj mendimit tjetërfare, janë bërë sëmundje me pasoja fatale për personalitetin shtetëformues të shqiptarët në Ballkan.

LDD mendon, që shqiptarët në Maqedoni si popull shtetformues, duhet të sillen me përgjegjësi politike ndaj popullit të vet dhe ndaj stabilitetit dhe paqës në republikën e vet, dhe se e ardhmja demokratike e Maqedonisë duhet të ndërtohet mbi parimet e popujve të barabartë shqiptarë dhe maqedonas në shtetin e përbashkët.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)