03 Maj 2024

Kurti dhe Zbogar bisedojnë për veriun

Prishtinë, 24 prill - Me kërkesë të lëvizjes Vetëvendosje të martën është mbajtur një takim ndërmjet përfaqësuesve të kësaj lëvizje dhe drejtuesit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar.

Me këtë rast, lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka shprehur pakënaqësinë me reagimin e butë dhe joadekuat të Zbogarit për vrasjen e Selver Haradinajt në veri të Mitrovicës.

Në njoftimin e Vetëvendosjes bëhet e ditur se Kurti ka ngritur shqetësimin lidhur me situatën në Mitrovicë, posaçërisht pas vrasjes së Selver Haradinajt përmes aktit terrorist dhe sulmeve të vazhdueshme të Serbisë atje.

Zbogar thuhet se ka shprehur shqetësimet e tij për çështjen e Mitrovicës, duke pyetur për mundësitë që sipas Lëvizjes Vetëvendosje do të ndihmonin në ndryshimin e gjendjes aktuale në Mitrovicë.

Në këtë aspekt, Kurti tha se luftimi i strukturave ilegale shtetërore të Serbisë do të duhej të bëhej paralelisht me zhvillimin e një plani për të luftuar papunësinë në Mitrovicë.

Po ashtu në këtë takim është folur edhe për miratimin e Kodit të ri Penal, sidomos për dy nene që cenojnë në thelb lirinë e medias, nenin 37 dhe 38.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)