03 Maj 2024

Kuçi: EULEX-i do të jetë në Kosovë deri më 2014

Prishtinë, 25 prill - Misioni i EULEX-it nuk do ta përfundojë mandatin e përcaktuar lidhur me pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës.

“Ky mision do të jetë i pranishëm në Kosovë deri në vitin 2014”, citon ka theksuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, pas mbledhjes së Qeverisë.

Kuçi e ka cilësuar si të suksesshme punën e këtij misioni në zbatimin e ligjit, duke thënë se ka pasur mundësi të bëjë edhe më shumë.

Ai është shprehur se përfundimi i pavarësisë së mbikëqyrur ka të bëjë vetëm me ICO-në, kurse KFOR-i dhe EULEX-i do të vazhdojnë edhe për një kohë të kenë rolet e tyre ekzekutive, por duke fuqizuar institucionet kosovare.

Zëvendëskryeministri Kuçi ka theksuar se qeveria e Kosovës do të nënshkruajë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për punën e misionit të EULEX-it.

Qeveria e Kosovës ka akorduar 970 mijë euro për rindërtimin e shtëpive në veriun e Mitrovicës dhe në Gjilan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)