03 Maj 2024

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa po qendron në një vizitë në Bruksel

Prishtinë, 25 prill - Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, po qendron në një vizitë zyrtare në Bruksel.

Ai ka takaur kryetarin e Partive Popullore Evropiane Wilfried Martens, me të cilin ka biseduar për gjendjen aktuale në Kosovë, si dhe për anëtarësimin e LDK-së në familjen e Partive Popullore Evropiane.

Në takim u vlerësuan hapat që LDK-ja po i ndërmerr drejt përspektivës evropiane.

Kryetari Mustafa po ashtu takoi në takime të ndara edhe znj. Doris Pack dhe z. Eduard Kukan, anëtarë të Parlamentit Evropian nga EPP, si dhe znj. Corinne Ëortmann-Kool, nënkryetare e EPP dhe kryetare e Komisionit për Anëtarësim.

Në takim të veçantë, Kryetari i LDK-së, dr. Isa Mustafa, pati me z. Stefano Sanino, shef i Zyrës per Zgjerim pranë komisionerit Fyle. Temë e bisedës ishin proceset e integrimeve evropiane, reforma zgjedhore në Kosovë dhe Veriu i Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)