19 Prill 2024

Këshilltari i DASH-it, Derek Chollet viziton sot Kosovën

Prishtinë, 11 janar - Këshilltari i Departamentit të Shtetit Amerikan, Derek Chollet se bashku me një delegacion do të vizitojë sot Kosovën.

Në njoftimin e DASH-it thuhet se Chollet më 11 janar do të udhëtojë në Shkup, ndërsa vizitën do ta vazhdojë edhe në Prishtinë.

Kjo vizitë nënvizon përkushtimin e qëndrueshëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të shtetit.

Sipas DASH-it, ai në Kosovë pritet të takohet me zyrtarë qeveritarë, liderë politikë dhe shoqëri civile, për të diskutuar përpjekjet e SHBA-së për të ndihmuar në avancimin e integrimit euroatlantik të Kosovës dhe për dialogun për një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër.

Këshilltari Chollet me pas do të vazhdojë vizitën në Beograd, Serbi, ku do të diskutojë rreth sigurisë energjetike, integrimit ekonomik rajonal dhe përparimit drejt objektivit të Serbisë për anëtarësim në BE me udhëheqjen e qeverisë serbe.

Ndërsa më 14 dhjetor, këshilltari Chollet do të udhëtojë në Sarajevë, Bosnje dhe Hercegovinë për t’u takuar me përfaqësues të institucioneve qeveritare të BeH për të diskutuar mbi sundimin e ligjit, reformat ekonomike, energjetike dhe të mbrojtjes, si dhe me zyrtarë të angazhuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda.

Ai do të udhëtojë gjithashtu në Shkup, Maqedoni e Veriut ku do të takohet me liderët e qeverisë për diskutime mbi një sërë çështjesh, duke përfshirë energjinë, ekonominë dhe luftën kundër korrupsionit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)