28 Prill 2024

Institucionet e drejtësisë mbështesin Akademinë e Drejtësisë

Prishtinë, 17 prill – Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ), ka mbajtur një takim konsultativ lidhur me themelimin e Akademisë së Drejtësisë, në të cilinë kanë marrë pjesë përfaqësues vendorë dhe ndërkombëtar të institucioneve të drejtësisë.

Në fjalën hyrëse të këtij takimi, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, tha së në vazhdën e aktiviteteve për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, Ministrisë së Drejtësisë ka shfaqur idenë për themelimin e Akademisë së Drejtësisë.

“Me themelimin e Akademisë së Drejtësisë mëtojmë t’i shkrijmë të gjitha trupat joformale ekzistuese të trajnimit të vazhdueshëm ligjor, dhe t’i ngrisim ato në nivelin më të lartë, atë Akademik. Qëllimet kryesore të kësaj akademie, ndër të tjera, do të jenë definimi i proceseve të edukimit të vazhdueshëm ligjor dhe koordinimi i tyre, në mënyrë që të ketë programe të unifikuara dhe të bashkërenduara, të cilat u ofrohen gjyqtarëve dhe prokurorëve tanë. Rrjedhimisht, qëllimi kryesor i kësaj Akademia do të jetë që të arrihet performanca kompetente, profesionale, e pavarur, e paanshme dhe efikase e gjyqtarëve dhe prokurorëve tanë, por edhe e praktikuesve të tjerë të drejtësisë”, tha Kuçi.

Sipas Ministrit Kuçi, Akademia e Drejtësisë do të ofrojë shërbime të edukimit të vazhdueshëm ligjor jo vetëm për gjyqtarë dhe prokurorë, por edhe për praktikuesit e tjerë të ligjit, si avokatët, noterët, ndërmjetësuesit etj.

Ndërsa, Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, njëherësh Kryesues i grupit punues për themelimin e Akademisë së Drejtësisë, Fejzullah Hasani, pasi vlerësoi nismën e themelimit të Akademisë së drejtësisë, tha së përkundër kësaj, pozita dhe pavarësia e  institucioneve të drejtësisë duhet të jetë e pandryshuar.

Duke vlerësuar nismën për themelimin e Akademisë së Drejtësisë, si një institucion për edukim ligjor, Kryeprokurori Ismet Kabashi tha se gjyqtarët, prokurorët, noterët, avokatët etj., zbatojnë ligjet e njëjta të sistemit të drejtësisë së Kosovës, andaj sipas tij, të gjithë ata duhet të kishin trajnime në një qendër e cila do të kishte trajnime unike dhe një interpretim unik të praktikave dhe të ligjeve të zbatueshme në Kosovë.

Mbështetje për themelimin e Akademisë së Drejtësisë po jep edhe GIZ-i, ndërsa në këtë takim, Menaxheri i Projektit Reforma Ligjore, pranë kësaj organizate, Volkmar Theobald, njoftoi për hartimin nga organizata e tij, të një koncept–dokumenti për mundësit potenciale të transformimit të Instituti Gjyqësorë të Kosovës, në Akademi të Drejtësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)