28 Prill 2024

Fitou: Veriu përgjegjësi e ndërkombëtarëve

Prishtinë, 19 prill - Ambasadori francez në Prishtinë, Jean-François Fitou ka deklaruar se gjithçka që po kërkojnë serbët në pjesën veriore të Kosovës, ndodhet brenda Planit të Ahtisaarit ndërsa shtoi se ndërkombëtarët kanë përgjegjësi për situatën atje.

Në një intevistë për gazetën “Express”, Fitou theksoi se Franca përkrah integritetin e Kosovës dhe veriun si pjesë të saj por shtoi se në bisedimet për këtë çështje duhet të përfshihet edhe Serbia.  Ai ka theksuar më tej se kur flitet për 25 korrikun, duhet të tregohet kujdesh pasi sipas tij askush nuk duhet të kërcënojë.

\"Së pari, integriteti territorial i Kosovës duhet të mbrohet nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo është pika nga ku duhet të nisemi. Pra, veriu është pjesë e Kosovës. Pika e dytë është se ne tashmë kemi një plan shumë të rëndësishëm dhe të detajuar për decentralizim, i cili quhet Plani i Ahtisaarit\", ka theksuar ai.

Ai ka theksuar se nëse e shikoni këtë plan, mund të gjeni se aty ka shumë gjëra për komunitetin e veriut, si për shembull sa i përket vetadministrimit, pra shumë gjëra tashmë janë në atë plan, siç janë edhe për komunat e tjera të Kosovës.

\"Qëndrimi i Francës është, se në vend se të flasim për Ahtisaarin Plus, apo Ahtisaarin Minus, status special, autonomi, apo ndonjë gjë tjetër, puna e vërtetë apo gjëja më e rëndësishme është që të ulemi në tavolinë, ta hapim Planin e Ahtisaarit dhe të diskutojmë çdo fjali të Ahtisaarit, sepse ne jemi të sigurt se brenda kornizës së Planit, 90% e atyre që njerëzit janë duke kërkuar në kontekst të autonomisë, tashmë janë brenda Planit\", ka thënë Fitou.

Më tej ambasadori ka shtuar se \"atë që po kërkon edhe BE-ja është që veriu i Kosovës ta gjejë veten brenda Kosovës, dhe kjo nuk do të jetë e lehtë\"

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)