28 Prill 2024

Austria mbështet Kosovën në rrugën evropiane

Prishtinë, 19 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim drejtorin Politik të shtetit Austriak, Jan Kickert.

Në këtë takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale mes Republikës së Kosovës dhe të Austrisë, për perspektiven evropiane të Republikës së Kosovës dhe për gjendjen e sigurisë në veri të Kosovës.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar zotin Kickert për mbështetjen që ka dhënë Austria në shtetndërtimin e Kosovës dhe për praninë e fuqishme të ushtarëve austriakë në Kosovë.

Nga ana tjetër, drejtori Politik, Jan Kickert, ka theksuar se shteti austriak do të vazhdojë të mbështes Republikën e Kosovës në fusha të ndryshme.

Duke folur për perspektiven evropiane të Republikës së Kosovës, Kickert ka siguruar ministrin Hoxhaj se Austria do të mbështesë Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të vizave, gjatë studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asocim.

Ndërsa, ministri Hoxhaj ka theksuar edhe njëherë rëndësinë e lëvizjes së qytetarëve të Republikës së Kosovës pa viza në zonën Schengen.

Në këtë takim është diskutuar edhe për gjendjen në veri të Kosovës dhe arrestimet ilegale të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e autoriteteve serbe.

Me këtë rast, ministri Hoxhaj ka shprehur shqetësimin për këto raste dhe ka kërkuar më shumë presion nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë.

 

Edhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, sot ka pritur në takim Drejtorin Politikë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Austrisë, Jan Kickert.

Në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në Kosovës, me thekës të veçantë për zhvillimet e fundit në veri të Mitrovicës, ku Zëvendëskryeministri Kuçi ka informuar Drejtorin Kickert, për punët që është duke i bërë Qeveria për të vendosur rend dhe ligjin në këtë pjesë të Kosovës.

Po ashtu, u bisedua edhe për proceset integruese të Kosovës, ndërsa Drejtori Kickert tha se shteti austriak mbështet Kosovën në rrugën e saj drejtë integrimit evropian, si dhe në procesin e liberalizimit të vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)