28 Prill 2024

Akan Ismajli, ambasadori i ri i Kosovës në SHBA

Prishtinë, 18 prill - Presidentja e Republikës e Kosovës, Atifete Jahjaga ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe ambasadorin e ri të Kosovës në SHBA, Akan Ismajli.

Presidentja Jahjaga dhe ministri i Jashtëm Hoxhaj diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës dhe i dhanë mbështetje në misionin e tij, ambasadorit të ri në SHBA, Akan Ismjali.

Me këtë rast, ambasadori Ismajli ka marr letrat kredenciale nga presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Presidentja Jahjaga e udhëzoi ambasadorin Ismajli që t’ia përcjell dëshirat e saj më të mira presidentit Obama për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përkushtimin e Republikës së Kosovës për të avancuar dhe dinamizuar marrëdhëniet speciale ndërmjet dy vendeve.

Ambasadori Ismajli me 02.05.2012 do t’i dorëzoi letrat kredenciale presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. 

Ambasadori Ismajli para nisjes për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë takime edhe me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me kryeparlamentarin Jakup Krasniqi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)