22 Mars 2023

Zbatim apo anulim të Zajednicës

Shkruar nga Ali  Mehmeti
 
Marrëveshja mbi krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe e vitit 2013, pastaj edhe ajo e vitit 2015, është bërë një barrë e madhe rreth qafës së Qeverisë së Kosovës.

Derisa, marrëveshja e fundit është refuzuar nga Gjykata Kushtetuese, në frymë dhe përmbajtje dhe mund të mos respektohet, situata me të parën, e vitit 2013, qëndron më ndryshe.

Kjo marrëveshje është ratifikuar në Kuvendin e Kosovës me 2/3 të votave, kurse kushtetutshmëria e saj nga Gjykata Kushtetuese është aprovuar vetëm në pjesën procedurale, por jo edhe në pjesën përmbajtjesore të saj.

As që është kërkuar mendimi i Gjykatës për pjesën përmbajtjesore sepse, apriori është ditur se është në kundërshtim me Kushtetutën, kurse edhe vetë Gjykata i është shmangur shqyrtimit të përmbajtjes, nën trusni të fuqishme politike. Megjithatë, edhe sikur e tillë do duhej të zbatohet ose të ANULOHET!

Anulimet, tërheqjet, prishjet e marrëveshjeve, traktateve, kontratave nuk janë dukur e panjohur, as e pamundur.

Në parim, anulimi bëhet sipas procedurës sipas së cilës janë edhe të aprovuar. Ja disa shembuj të këtyre anulimeve që për pak minuta mund të gjinden.    

- Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr zyrtarisht nga Marrëveshja Klimatike e Parisit (viti 2020)

- Turqia tërhiqet nga marrëveshja për mbrojtjen e grave (2021)

- Australia prish marrëveshjen me Francën mbi ndërtimin e nëndetëseve në vlerë prej 67,5 miliardë dollarë amerikanë (2021)

- Franca del nga traktati ndërkombëtar i energjisë ECT (2021)

- Austria tërhiqet nga marrëveshja e OKB-së për emigrantët (2018)

Pra, opozita e sotshme, bashkë me analistë, opinionistë, Akademi të shkencave dhe organizata joqeveritare, do ishte mirë të bëjnë trusni mbi Qeverinë e Kosovës për anulimin e Marrëveshjes mbi krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në vend se ta kërkojnë zbatimin e saj.

Opozita, në vend që të kërkon anulimin e Gjykatës speciale që edhe vet e dinë se është e pamundur, sepse është bërë pjesë e Kushtetutës së Kosovës dhe ajo nuk mund të ndryshohet pa 2/3 e votave të deputetëve serbë, do ishte mirë të bashkoj votat me pozitën dhe të ANULON këtë marrëveshje skandaloze!    

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)