27 Mars 2023

T'u ndahen mirënjohje Post Mortum

Shkruar nga Ahmet Pllana

Mos t’i harrojmë, t’i kujtojmë dhe t’i nderojmë 9 poetët, Mirko Gashin, Milaim Berishën, Adem Zaplluzhën, Iljaz Prokshin, Halil Kajtazin, Qerim Pllanën, Selman Konjushën, Nexhmi Dibranin dhe Mehmet Zhinipotokun, ish anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” në Kastriot, të cilët nuk janë më fizikisht në mesin tonë, të cilët lanë pas vetes 187 libra autoriale të botuara.  

Mirko Gashi ka të botuara 6 libra me poezi, Milaim Berisha la pa vete 8 libra me poezi, Adem Zaplluzha la pas vetes 120 libra, Iljaz Prokshi ka botuar 13 libra, Halil Kajtazi ka botuar 18 libra, Qerim Pllana ka botuar 11 libra, Selman Konjusha ka botuar 7 libra, Nexhmi Dibrani ka botuar 3 libra me poezi, kurse Mehmet Zhinipotoku ka lënë në dorëshkrim 1 libër, nuk ka arritur ta botonte sa ishte gjallë.

Ideja për një takim evokues dhe ndarje të Mirënjohjeve për poetët që kanë ndërruar jetë është shumë e qëlluar, por kjo ide nuk është realizuar asnjëherë nga Shoqata e Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” në Kastriot (Obiliq).  

Shoqata në fjalë asnjëherë nuk u kujtua që me një takim rasti t’i kujtojë ish anëtarët e vet, të cilët kanë ndërruar jetë. Mendoj se kjo është papërgjegjësi dhe neglizhencë.

Do të ishte mirë që nëntë poetët që tashmë nuk janë të gjallë dhe që kanë qenë anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve “Fahri Fazliu” në Kastriot të kujtohen me një takim poetik, me një numër të vogël të pjesëmarrësve, ku do të evokoheshin kujtimet për poetët, të cilët i kanë të botuara nga disa libra me poezi dhe romane, ndërsa numri i përgjithshëm i librave të tyre arrin në 187 libra.

Prandaj, do të ishte mirë që në një takim poetik evokues, familjeve të poetëve ish anëtarë të SHSH “Fahri Fazliu” në Kastriot, t’u ndahet nga një “Mirënjohje”, post mortum.

Pra, do të duhej që kujtesa dhe nderimi për poetët që kanë ndërruar jetë dhe që kanë qenë anëtarë të SHSH “Fahri Fazliu”, të bëhet sa më parë, por me një numër të vogël, me distancë, me maska, me doreza dhe me dezinfektues për shkak të pandemisë.

Të kujtohen dhe t’u ndahen Mirënjohje post mortum këtyre poetëve: Mirko Gashit, Milaim Berishës, Adem Zaplluzhës, Iliaz Prokshit, Halil Kajtazit, Qerim Pllanës, Selman Konjushës, Nexhmi Dibranit dhe Mehmet Zhinipotokut. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)