22 Mars 2023

Qeveria malazeze është shërbëtore e Aleksandër Vuçiqit dhe Kishës Serbe

 Shkruar nga Ali Sh. Mehmeti

Letër e hapur që 107 intelektualë malazez, në mesin e tyre akademikë, shkrimtarë, piktorë, disanjerë, filologë, profesorë, juristë, filozofë, gazetarë..., ia dërguan Kryeministrit të Malit të Zi Krivokapiq, zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq dhe diplomatëve të BE dhe NATO:

Kryeministrit Krivokapiq dhe zëvendëskryeministrit Abazoviq

Me pezëm dhe mosbesim të thellë, në Cetinje kemi shikuar skena të papara të policëve të armatosur gjer në dhëmb, të cilët me urdhrin tuaj kanë shkrep shok bomba, plumbat e gomës dhe gaz lotsjellës, mbi qytetarë të cilët kanë ardhur për ta shprehur mospajtimin e tyre ndaj politikës së juaj tradhtare.

Kemi shikuar xhirime dhe fotografi të qytetarëve të rrahur. Policia juaj ka gjuajtur gaz lotsjellës nëpër shtëpi dhe kopshte të cetinjasve.

Gëzimin gjithëpopullor, të cilin Ju, kryeministër Krivokapiq, keni paralajmëruar në ditën e shugurimit të shërbëtorit të Vuçiqit në fronin e Shen Pietrit, është festuar me lot të qytetarëve të grumbulluar në Cetinje.

Po thonë se ju jeni prijës të një qeverie apostolike gjersa aktroni krishterët dhe demokratët. Ju jeni vetëm apostol i shefit të juaj Aleksandër Vuçiq dhe i Kishës së tij serbomadhe e cila kompetencat e veta i ushtron mbi hapësirën e imagjinuar sikur Serbi e Madhe.

Ju, sipas urdhrit të tij, keni dërguar policinë që me reprezalje dhe tortura të ngulfat protestën e qytetarëve.

Ju, në stilin e një sekte të dhunshme ekstremiste keni mundësuar përcjelljen e patriarkut serb Porfirie në shugurimin e mohuesit malazez Joanikije në manastirin e Cetinjës – nën mbrojtje të armëve të gjata të policisë, kriminelëve dhe terroristëve hyrjen e të cilëve në manastir kanë mundësuar shërbimet e juaja të sigurisë!

A është krishtere të ngulfatën dhe rrahën qytetarët? A është demokratike që qytetarët e qetë të gjuhen me plumba të gomës?

A ka vlejtur shugurimi i përfaqësuesit të politikës serbomadhe, për lotët dhe plagët e shkaktuara nga qytetarët të cilët i përfaqësoni?     

Qeveria malazeze është shërbëtore e Aleksandër Vuçiqit dhe Kishës Serbe, urdhëratë e të cilëve i zbatoni pa diskutim.

Sikur ndonjëri nga demonstruesit të rezistonte në mënyrë më aktive, është e qartë se forcat e juaja të rregullta dhe ato kriminale ishin të gatshme edhe për likuidime!

Kësi lloj reprezalje nuk ka pasur në Mal Zi as viteve të errëta 90-ta në kohën e pushtetit të Millosheviqit.

Kryeministri Krivokapiq dhe zëvendëskryeministër Abazaviq, ju ftojmë të jepni dorëheqje të parevokueshme dhe pranoni përgjegjësinë për krimet e kryera.

Ashtu do të ndaloni eskalimin e mëtutjeshëm të konfliktit që e keni shkaktuar sipas urdhrit të huaj.
 
I ftojmë diplomatët e shteteve të BE dhe NATO në Malin e Zi, që mos të mbyllin sytë dhe me deklarata pa përmbajtje, të heshtin ndaj represionit të cilin po e ushtron pushteti ndaj qytetarëve të tij.

Pushteti shovinist dhe nacional homogjen, dëshiron që nga Mali i Zi i qytetarëve, të krijoj një krahinë shoviniste dhe nacional homogjene të Botës serbe në të cilën nuk do të ketë vend për jo-serb.

Ne këtë nuk do e pranojmë dhe nuk guxojmë ta pranojmë! Skenari i njëjtë, nën petkun e projektit të Serbisë së madhe, e ka shkatërruar Jugosllavinë dhe u përcoll me gjenocid, spastrim etnik dhe krime më të rënda të  luftës pas Luftës së Dytë Botërore.

Vazhdimi i realizimit të projektit të Botës serbe do sjell gjakderdhje dhe luftë, i cili nuk do të ndalet në kufijtë e Malit të Zi.

Prandaj, ftojmë qeveritë dhe diplomatët e shteteve anëtare të BE dhe NATO, sikurse edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, që në mënyrë të vendosur t’i kundërvihen ringjalljes së projektit fashist të Botës serbe.

Bëjeni këtë sa nuk është bërë vonë, që nesër të mos jeni të detyruar të angazhoheni edhe më shumë në eliminimin e pasojave që vazhdimi i realizimit të Botës serbe bartë mbi paqen në regjion.  

Ftojmë partitë opozitare që të pranojnë përgjegjësinë për gabimet e bëra sa ishin në pushtet, që me porosi të qarta dhe jo dykuptimshme të rreshtohen pranë qytetarëve, që në Kuvend të iniciojnë mosbesimin ndaj Qeverisë klero-nacionaliste dhe, që diplomatëve të huaj pa zbukurime t’i paraqesin thellësinë e humnerës në të cilën po shtyjnë Malin e Zi përfaqësuesit e Shtetit serb dhe Kishës serbe.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 mars 2023

- Asociacioni i Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” organizon ditën e dytë të konferencës se dytë Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale. (Fakulteti Filozofik i Universitetit të Prishtinës, ora 9:30)

- Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Iniciativën Kosovare për Stabilitet organizojnë panel diskutimi me temë “Formalizimi i punësimit”. (Biblioteka Kombëtare, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon takim publik për hartimin e Koncept Dokumentit të Fushës së Ujërave. (Hotel Garden, ora 10:00)

- Ideatorët e platformës "Liria ka emër", Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, do të vizitojnë Organizatat e dala nga lufta të UÇK-së. (Zyrat e Organizatave të dala nga lufta të UÇK-së, ora 11:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik. (Klinika Gjinekologjike në QKUK, ora 11:00)

- Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, jep mesazhin me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit. (Selia e BIK-ut, ora 11:00)

 - Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 12:00)

- Në shënimin e Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës zhvillon një vizitë në shkollën "Thimi Mitko" në Gjilan. (Gjilan, ora 13:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës në bashkëpunim me Transparency International organizon tryezën e diskutimit “Buxhetimi gjinor në kuadër të partive politike në Kosovë”, një diskutim i përbashkët mes kryetareve të forumeve të grave të partive kryesore në vend, trupave menaxhuese zgjedhore, shoqërisë civile dhe korit diplomatik në vend. (Hotel Sirius, ora 14:00)