06 Tetor 2024

Letërsia e madhe i ngjan ferrit

Shkruar nga Besim Xani

Romani “Metamorfoza” i Kafkës është një ndër kryeveprat më të mëdha të njerëzimit në historinë e letërsisë botërore.

Në këtë vepër shkrimtari e zbërthen natyrën njerëzore deri në ekstrem me një neutralitet të papërsëritshëm, kryevepër kjo, tek e cila nga faqja e parë deri në faqen e fundit të tmerron një ferr i vërtetë dhe sikundër thotë Ismail Kadare: "Letërsia e madhe i ngjan ferrit”.

Të mos harrojmë, Kafka është shkrimtari më i admiruar për Ismail Kadarenë, ngase, sipas tij, që nga lindja e letërsisë këtu e 4000 vjet më parë e deri më sot njerëzimi nuk ka më shumë se 25 gjeni të letërsisë, në mesin e tyre pa diskutim zë vend edhe Franc Kafka me kryeveprën e tij “Metamorfoza”.

Ismail Kadare për mësues të vet i merr këta 25 gjeni që i ka zbuluar njerëzimi, e jo të tjerët dhe lind pyetja: Si ka mundësi një shkrimtar i madh si Franz Kafka të mos e marrë çmimin Nobel, edhe pse 120 nobelistë janë ushqyer nga vepra e tij?! Ndoshta ka një shpjegim për këtë....!

Mbase Komiteti i Nobelit nuk ka dashur që natyra njerëzore të zbërthehet deri në atë shkallë sa të mbushë me frikë, ngase, sipas tyre, në medaljonin e Nobelit shkruan se “arti zbukuron jetën” (marrë nga Virgjili i Eneidës), është interesant, Kadareja jonë u mbetet besnik Kafkës, Dostojevskit që për fat të keq, në sirtarin e sukseseve të tyre nuk e kanë çmimin nobel.

Cili është problemi i njerëzimit sot? Njerëzimi ka arritur shumë gjëra në jetë, me të të drejtë Orhan Pamuk thotë: “Ka ngecje në humanizëm”.

Është e trishtueshme të shohësh sot njeriun duke fluturuar në Mars, e në Tokë njerëzit vdesin nga luftërat e padrejta, nga uria;  çështja është si të humanizohet bota dhe ne duhet t’u jemi mirënjohjes këtyre 25 gjenive të njerëzimit, që me kryeveprat e tyre, kanë denoncuar këtë pashpirtësi njerëzore, kanë denoncuar vdekjet të pafajshme, mediokritetin, hipokrizinë, s'do ta lënë të qetë kurrë njerëzimin, do t'ua prishin gjumin vazhdimisht diktatorëve dhe tiranisë; kujtojeni mbretin Agamenon, që e shkatërroi Trojën; ai e flijoi edhe vajzën e tij, por në fund u dënua nga mallkimi i grave, fëmijëve, pleqve të pafajshëm trojanë, dhe ai posa u kthye në vendlindje, u vra nga dora e gruas se tij, Klitemestrës.

Pra kush vret do të vritet, ky është një rregull i përsëritur, një çmim që duhet paguar. Ndalem tek Orestia, ajo vret Klitemestrën, nënën e tij, për të nxjerrë hak për babanë e tij Agamenonin, por e paguan shtrenjtë; posa e kryen krimin ndaj Klitemestrës, nënës se tij, ai çmendet, diçka me e tmerrshme sesa vetë vdekja thotë Ismail Kadare.

Falë këtyre gjenive, kushdo që i lexon ata, do të pikëllohet, do të përjetojë një katarsis, një shpërlarje shpirtërore, kështu do të humanizohet njerëzimi.

Njerëzimi si kurrë më parë ka nevojë t’i kthehet vetvetes, të zbulojë më shumë vetveten, të mos vazhdojë të mbytet në detin e injorancës dhe të lakmive pafund; t’i kthehemi njerëzores.

Kujtojmë fjalët e mendimtarit grek, Publi Aferi Terensi "Asgjë njerëzore nuk është e huaj për mua ",

Është me fat njerëzimi që i ka këta gjeni, përgjithmonë këto kryevepra do t'ua prishin gjumin kriminelëve, ata, këto krime, do t’i paguajnë sikur te greket antikë, “asnjëherë më shumë sesa tani njerëzimi nuk ka pasur nevojë për këtë ushqim shpirtëror thotë” thotë Ismail Kadare me plot të drejtë.

Do ta përmbyllja me një mendim trishtues, por profetik të Kafkës, “shumë shpejt do të vijë dita kur njeriu do të bëhet tepër indiferent ndaj njeriut tjetër”, kurse Zhan Zhak Rruso thotë: "Mos i besoni këtij njeriut që thuri këtë arë dhe tha: kjo është imja, frytet janë të të gjithëve, toka e askujt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)