24 Mars 2023

Në Malishevë u mbajt Festivali Poetik “Jehona Shqiptare”

Malishevë, 29 mars - Në shenjë të 15 Vjetorit të themelimit të Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare” me seli në Tiranë, të martën, më 29 mars 2022, në Malishevë u mbajt Festivali Poetik “Jehona Shqiptare”, edicioni i 5-të.

Këtë event kulturor e udhëhoqi kryetarja e Shoqatës, Zamira Mira Korançe, ndërsa mikpritës i organizimit ishte Jonuz Mazreku.

Për veprimtarinë kulturore 15 vjeçare të Shoqatës Kulturore Artistike “Jehona Shqiptare”, foli Zamira Korançe.

Në këtë takim kulturor morën pjesë poetë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Presheva, Medvegja, Bujanoci, etj., sikurse Flora Brovina, Shaban Emini, Ilirida Ismaili, Bukurije Buçpapaj, Ahmet Pllana, Violeta Telaku, Rudi Berisha, Dona Shehu, Edona Kastrati, Sherife Thaçi, Bekim Kelmendi, Hysen Berisha, etj. të cilët i lexuan poezitë e tyre, ndërsa më pas iu ndanë Mirënjohje dhe Çertifikata Nderi.

Në këtë event kulturor pati edhe këngë dhe valle, ku këndoi disa këngë Hysni Hoxha, këngëtar nga Tirana, si dhe dy këngëtare të reja. Zamira Korançe u ndau pjesëmarrësve nga një libër “Antologji Poetike Kombëtare”, numër 5. botim i Shoqatës, ku janë të përfshirë 128 poetë.  /Ahmet Pllana   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)