29 Maj 2023

Në Kosovë do të mbahet Gala Koncerti i Platformes Culture Central Europe

Prishtinë, 14 qershor - Sot në kabinetin e Ministrit Hajrulla Çeku, do të zhvillohet një takim mes ministrit dhe ambasadorëve të Hungarisë dhe Çekisë, si dhe shefit të zyrës së Sllovakisë.

Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe drejtorët e Platform Culture Central Europe (PCCE), e cila përbëhet nga 5 shtete të Evropës Qendrore: Hungarisë, Austrisë, Çekisë, Sllovakisë dhe Polonisë.

Në takim do të diskutohet për mbajtjen e Gala Koncertit që do të organizohet për herë të parë në Kosovë nga PCCE, ku do të performojnë artistë të rinj nga këto 5 shtete dhe artistë nga Kosova.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)