29 Maj 2023

Filmi i Thurman dështon edhe në Britani

Madrid, 11 mars - Filmi i ri i aktores Uma Thurman, "Motherhood", ka dështuar në box-office pasi ka fituar vetëm 88 paund nga shfaqjet në kinematë britanike.

Aktorja, e cila luan rolin e një nëne në komedinë e regjisores Katherine Dieckmann, do të jetë e zhgënjyer të dëgjojë se projekti i saj i fundit është shfaqur në vetëm një kinema në Londër dhe gjatë tre ditëve ka fituar shumë dobët.

Fitimet e përgjithshme gjatë të dielës ishin vetëm 9 paund, që do të thotë se vetëm një person e kishte ndjekur filmin. Filmi, që nga sot do të dalë edhe në DVD, ishte dështim edhe në kinematë në SHBA ku fitoi vetëm 33,448 dollarë nga 48 kinema kur u hap në tetorin e kaluar. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)