26 Mars 2023

Festivali Hasi Jehon sjell vlerat më autentike të trashëgimisë kulturore

Prizren, 26 nëntor - Me rastin 45 vjetorit të themelimit të Festivalit folklorik “Hasi Jehon” Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në bashkëpunim me organizatorët e këtij festivali, kanë përgatitur formularin dhe propozimin pranë Komisionit profesional shqyrtues për përfshirje në listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme në kategorinë e trashëgimisë shpirtërore.

Manifestimi kombëtar i kulturës Festivali Folklorik “Hasi Jehon”, si manifestim i përshpirtshëm kulturor, në skenën e festivalit sjell vlerat më autentike të trashëgimisë shpirtërore, është unik, më i vjetri dhe më i organizuari në veprimtarinë e këtij lloji në trevat e Ballkanit.

Është themeluar në shtator të vitit 1976, nga SHKA “Malësori” dhe rinia e fshatit Gjonaj. Ka nisur veprimtarinë e vet me SHKA, grupet artistike të shkollave të Hasit, rapsodë, lojtarë të lojërave popullore, instrumentistë popullor, me veshje unike kombëtare, për të arritur pas luftës në organizimin më të konsoliduar të kulturës e trashëgimisë në nivel kombëtar.

Festivali Folklorik “ Hasi Jehon”  bazohet në disa shtylla të veprimtarisë së vet dhe ato kanë bazë dhe ekskluzivetet, trashëgiminë shpirtërore por që identifikohet me

folklor burimor, vallet, këngët, lojërat, doket dhe zakonet e mbarë trevave shqiptare.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren Samir Hoxha, thotë se vlerat përfaqësuese të këtij festivali, na obligojnë ta ruajmë, ta kultivojmë, ta zhvillojmë dhe ta afirmojmë edhe në përmasa ndërkombëtare, si festival ndër më të veçantit, i cili përmes vlerave të kulturës e të trashëgimisë, vë në pah vlerat tona kombëtare, me të cilat identifikohemi si komb, si popull me traditë dhe trashëgimi të pasur e të pa kontestuar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)