27 Mars 2023

Disney, Warner dhe Sony ndalojnë shfaqjen e filmave në Rusi

New York, 1 mars - Warner Bros, Disney dhe Sony kanë ndaluar shfaqjen e filmave të tyre në kinematë ruse pas pushtimit në Ukrainë.

Këto njoftime nënkuptojnë se premierat e filmave si, The Batman, Turning Red dhe Morbius nuk do të shfaqen siç ishte planifikuar.

Ky vendim vjen teksa qeveritë në shumë vende të botës kanë shtuar sanksionet kundër Moskës.

Në ditët e fundit, korporatat globale, përfshirë gjigantë të energjisë dhe ata të prodhimit të makinave, kanë ndërprerë lidhjet biznesore me Rusinë.

Ndërkohë Netflix ka thënë se nuk do të respektojë rregullat e reja ruse për të transmetuar kanale të mbështetura nga shteti.

“Duke marrë parasysh situatën aktuale, ne nuk kemi në plan që të shtojmë këto kanale në shërbimin tonë”, ka thënë një zëdhënës i Netflixit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 mars 2023

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë lapidarit të "Betejës së Semetishtit". (Semetisht, ora 10:00)

 - Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë pllakës Përkujtimore në Peqan. (Peqan, ora 10:30)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund. (Kuvendi i Kosovës, salla N506, ora 11:00)  

- Në kuadër të edicionit të 13-të, Java e Frankofonisë përurohet hapësira Franceze 'Metro Station Quatre - Septempre'. (Universiteti Ukshin Hoti në Prizren, ora 11:00)

- Udhëheqës të Komunës së Suharekës bejnë homazhe pranë Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Suharekë. (Suharekë, ora 11:00)

- Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj promovohet libri me titull "Simbol Çlirimtari" kushtuar Heroit të Kombit Milazim Kiqina. (Shtëpia e Fellbahut në Suharekë, ora 12:00)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti mban konferencë për media. (Ndërtesa e BQK-së, ora 15:00)