31 Mars 2023

Ujësjellësi Prishtina paralajmëron konsumatorët për shkyçje

Prishtinë, 29 gusht - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP)  ka njoftuar të gjithë konsumatorët në zonën e shërbimit si, Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Lipjan, Drenas, Podujevë, Shtime dhe Graçanicë se, aksioni për shkyçjen individuale të konsumatorëve borxhlinj nga shërbimet e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit për shkak të mospagesave konsumatorë shtëpiak dhe komercial/ industrial ndaj shërbimeve të ujit dhe kanalizimit do të fillojë me intensitet të lartë nga data 2 shtator.

Shkyjet individuale për konsumatorët borxhlinj po fillojnë nga muaji shtator 2019.

Paralajmërojmë konsumatorët borxhlinj ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit se kanë obligim ligjorë që të paguajnë faturat dhe borxhin e akumuluar.

KRU 'Prishtina' ka intensifikuar aktivitetet për arkëtimin e borxheve edhe përmes detyrimit ( shkyçje  individuale të shërbimit, padi gjyqësore, përmbarues privat etj) dhe natyrisht kjo shkakton shpenzime shtesë për buxhetin tuaj familjarë: (shkyçja dhe rikyçja e ujit ........ 20.00 €, shpenzimet e përmbaruesit privat 18 % në vlerën totale të borxhit të akumuluar).

Me shkyçje do të përballet secili konsumatorë që ka dy fatura e më shumë të pa paguara ndaj shërbimeve të ujit  si dhe të gjithë ata konsumatorë që kanë hy në marrëveshje në mes të kreditorit- debitorit dhe nuk i’u janë përmbajtur marrëveshjes kontraktuale.

Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve për ujë dhe kanalizim është mbi 40 milion euro.

KRU “Prishtina” sh.a.  i’u ka ofruar bashkëpumin dhe mundësi të lehta të ndryshme për pagesa të shërbimeve si, riprogramim për borxhe të akumuluara, andaj shfrytëzojeni këtë mundësi.

Paraprakisht falënderojmë të gjithë konsumatorët që paguajnë rregullisht faturat e ujit, njëkohësisht ftojmë borxhlinjtë që, urgjentisht të paguajnë detyrimet  që   kanë ndaj KRU ” Prishtina” sh.a

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)