19 Mars 2024

Turbullohet uji në kanalin e Ibrit, mbesin pa ujë Fushë Kosova dhe Drenasi

Prishitnë, 20 nëntor - Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” (KRUP) ka njoftuar se për shkak të  turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit si shkak i reshjeve të dendura atmosferike e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në  Impiant.

"Si pasojë e mos kryerjes së punëve nga NH Ibër Lepenc në kanal, zotim për të cilin kishin marrë edhe me tarifë më tē lartë nga ARRU, po të njejtit nuk kanë mbajtur konfirmimet kontraktuale", thekson KRUP.

Si pasojē e kësaj sipas KRUP, Fushë Kosova mbetet pa furnizim me ujë duke filluar nga ora 10:00 dhe do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë e në të njejtën kohë çrregullime të furnizimit me ujë do të ketë edhe komuna e Drenasit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)