24 Mars 2023

Sot bëhet përurimi i linjës gazsjellëse “Rrjedha Turke”

Ankara, 8 janar - Linja gazsjellëse “Rrjedha Turke”, që do të transportojë gazin rus në Turqi dhe prej këtu në Evropë, do të përurohet sot me një ceremoni të organizuar në Stamboll.

Sipas deklaratës së bërë nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, Presidenti i Federatës së Rusisë Vladimir Putin, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov.

Parashikohet që me këtë rast Presidenti Erdogan të zhvillojë takime dypalëshe me krerët e shteteve dhe qeverive mysafirë.

Gjatë takimeve në fjalë para së gjithash do të shqyrtohen marrëdhëniet dypalëshe me të gjitha dimensionet.

Gjithashtu planifikohet që të shkëmbehen mendimet në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare me në krye zhvillimet në Siri dhe Libi.

Ndërkohë ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov dhe Presidenti Vladimir Putin mbrëmë erdhën në Stamboll për pjesëmarrje në ceremoninë e përurimit.

Putin dhe Lavrov nga aeroporti me makina kaluan në hotel ku do të qëndrojnë në Stamboll.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 mars 2023

- Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadorin e BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)   

-  Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin për Edukimin në Fëmijërinë e Hershme dhe Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim;  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Në kuadër të Javës Ndërkombëtare e Parasë, Shoqata e Bankave të Kosovës viziton shkollën fillore “Naim Frashëri” në Vushtrri. (Shkolla “Naim Frashëri” në Vushtrri, ora 10:00)

- Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. (Fshati Gllogjan, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s. Merr pjesë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. (Gllogjan, ora 12:00)

- Pas qëndrimit 3 ditor në protestë punëtorët teknik të 10 shkollave të komunës së Prishtinës takohe me kryetarin të Shoqatave Sindikale për veprimet e mëtutjeshme sindikale. (Selia e Federatës se Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, ora 12:30)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere diskuton rreth situatës në Trustin Pensional ku të ftuar janë guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti; Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe drejtori menaxhues i Trustit, Adrian Zalli. (Kuvendi i Kosovës, C203, ora  13:30)

- PSD do të mbajë konferencë për media ku do të flas kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, rreth protestës të së shtunës. (Zyrët qendrore të PSD-së, ora 15:00)

- Për nder të 24 marsit, Ditës së Bombardimeve ndaj forcave serbe, Rrjeti i OJQ-ve "AVONET" organizon "Kafen e Miqësisë dhe Falenderimeve". (Lokali “Mom Ami” në “The Village&Shopping&Fun” Ferizaj, ora 19:30)