02 Prill 2023

Mercedes-Benz rifillon prodhimin në Truqi me 20 prill

Stamboll, 17 prill - Më 20 prill, “Mercedes-Benz”-i turk do të rifillojë punën në fabrikën e autobusëve në Hoşdere te Stambollit dhe më 24 prill në fabrikën e prodhimit të kamionëve në Aksaray.

Në një deklaratë të shkruar, kompania sqaron se e kishte pezulluar aktivitetin e saj nga marsi deri në 20 prill, në kuadër të masave për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve dhe të shoqërisë nga pandemia e koronavirusit të ri (Covid-19) dhe për shkak të mangësive logjistike në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.

"Duke vepruar me këtë ndjenjë përgjegjësie, ju njoftojmë se do ta fillojmë sërish aktivitetin në fabrikat tona; në datën 20 prill do të nisë nga puna fabrika e prodhimit të autobusëve në Hoşdere te Stambollit dhe më 24 prill fabrika e prodhimit të kamionëve në Aksaray pasi tashmë janë siguruar përsëri të gjitha kushtet e duhura për vazhdimin e prodhimit dhe i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme në përputhje me informacionin e siguruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) dhe Ministria e Shëndetësisë dhe jemi duke i ndjekur nga afër zhvillimet", - thuhet në deklaratën e kompanisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)