31 Mars 2023

Kosto e ndërtimit në Kosovë ngritet për 1 për qind

Prishtinë, 11 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Kostos së Ndërtimit në Kosovë” (IKN) ) për tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2019.

Indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë (IKN) u ngrit për 1.0% në tremujorin e dytë (TM2) 2019, krahasuar me TM1 2019.

Ngritje më të madhe kishin kategoritë: materialet (1.0%); pagat (2.0%); makineritë (0.6%); dhe kostot e tjera (0.1%).

Ngritja e çmimeve u neutralizua, kryesisht me rënien e çmimeve sipas kategorive te transporti (-1.2%) dhe energjia (-0.1%).

Ndërkaq, krahasuar TM2 2019 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2018), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje prej 1.4%.

Ngritja u vërejt kryesisht të kategoritë: materialet (0.6%); pagat (2.0%); makineritë (0.6%); transporti (17.8%); dhe kostot e tjera (2.1%).

Ndërsa, rënie pati energjia me (-1.2%), krahasuar me te njëjtën periudhe të vitit paraprak.

Kalendari

Ngjarjet e datës 31 mars 2023 - Me rastin e shënimit të 24 vjetorit të masakrës së Burimit, Komuna e Malishevës organizon akademi përkujtimore. (Salla e Kuvendit të Komunës së Malishevës, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon konferencë me ç’rast do të prezantohen gjetjet nga monitorimi i publikimit të vendimeve nga gjykatat e Kosovës për vitin 2022, si dhe në bazë të këtyre gjetjeve do të ndahet “Çmimi për Gjykatën më Transparente” - për dedikim të vazhdueshëm në ngritjen e transparencës përmes publikimit të vendimeve gjyqësore. (Swiss Diamond Hotel, ora 11:00)

- Kryetari I Federatës Sindikale te Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj konferencë për shtyp lidhur me protestën dhe grevën e punëtorëve teknik të këtij spitali që veq ka filluar para dy ditësh. (Spitali Isa Grezda në Gjakovë, ora 11:00)

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton lidhur me kërkesën për zhvillim të diplomacisë parlamentare nga Qendra për Studime Politike dhe Diplomatike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 11:00)

- Mbahet manifestimi përkujtimor me rastin e 24-vjetorit të vrasjes dhe masakrimit të 106 civilëve në fshatin Pastasel të komunës së Rahovecit. (Kompleksi i Martirëve, Pastasel, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Malishevës Ekrem Kastrati bën homazhe në varrezat e martirëve në fshatin Dragobil dhe të Kompleksi në vendin e ngjarjes Vrella e Mëhillit. (Fshati Burim, ora 12:00)

- Komuna e Prishtinës përuron hapësirën e dedikuar për sigurinë e nxënësve dhe komunitetin në hapësirat përreth Shkollës Fillore “Elena Gjika”. (Afër shkollës, ora 13:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës organizon Asamblenë e Punës për vitin 2022. (Hotel Emerald, ora 17:00)