02 Prill 2023

Konsumatorët e fshatit Nakaradë kyçen në gypin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm

Fushë Kosovë, 1 tetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' sh.a. (KRUP)  ka njoftuar konsumatorët e komunës së Fushë Kosovës (pjesa që furnizohet me ujë nga gypi i ri /  Fabrika e Trajtimit të ujit Shkabaj deri në Fushë Kosovë) se, gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 09:00 – 12:00 do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë është kyçja e 150–të konsumatorëve të fshatit Nakaradë në gypin e ri të furnizimit me ujë të pijshëm.

"Ua kujtojmë se, këta 150 konsumatorë deri më tash janë furnizuar me ujë të pijshëm nga objekti prodhues Kroni/Kuzmin në Fushë Kosovë, ndërsa nga dita e nesërme do të furnizohen me ujë nga Fabrika e Trajtimit të ujit në Shkabaj", thekson KRUP.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 prill 2023

- Partia Demokratike e Kosovës organzon  "Marshin për Drejtësi". (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 14:00)

- Shënohet 33 vjetori i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren. (Restaurant "Oferta", ora 15:00)