05 Mars 2024

Kina do të nxitë sektorin e prodhimit me cilësi të lartë

Washington, 11 janar - Kina do të publikojë disa masa për të promovuar zhvillimin e industrisë së prodhimit me cilësi të lartë sivjet.

Ministri i Teknologjisë dhe Industrisë së Informacionit Miao Wei tha se duke filluar nga ky vit, ne do të përqendrohemi më shumë në përkrahjen ndaj provincave që nuk kanë përmbushur objektivat e uljes së kapacitetit të tepërt, për t'i realizuar këta objektiva të planifikuar.

"Përveç kësaj, ne do të krijojmë një mjedis më të mirë zhvillimi, duke vazhduar nxitjen e reformës së riorganizimit të administratës dhe të delegimit të kompetencave te nivelet më të ulëta, të forcimit të rregullores, të optimizimit të shërbimeve dhe të zgjerimit të mëtejshëm të hapjes", tha Wei.

Ai shtoi se Kina do të ulë më tej tatimet dhe tarifat në sektorin e prodhimit dhe do të vazhdojë lehtësimin e hyrjes në treg.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)